Latifi nuk ia del për në klasiken e Shqipërisë!

Futboll

Latifi nuk ia del për në klasiken e Shqipërisë!

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 16:48
Latifi

Latifi nuk ia del për në klasiken e Shqipërisë!

Në “Selman Stërmasi” ditën e premte në orën 16:00 do të luhet një nga ndeshjet më të veçanta të “Abissnet Superiore”.

Tirana do të presë Vllazninë për të zhvilluar mes tyre klasiken e Shqipërisë, teksa për këtë përballje Mirel Josa nuk do të mund të llogaritë Liridon Latifin, pasi sulmuesi u dëmtua  në ndeshjen me Kukësit duke lënë fushën i dëmtuar.

Por një tjetër lojtar qetëson teknikun e shkodranëve, teksa Esin Hakaj duket se ka hedhur prapa krahëve lëndimin dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen me kryeqytetasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat