Mesfushori shqiptar largohet nga Como

Futboll

Mesfushori shqiptar largohet nga Como

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 17:43
Mesfushori shqiptar largohet nga Como

Elvis Kabashi duket se nuk ia ka dalë që të shfrytëzojë rastin e mirë që iu dha për të treguar veten në Serinë B.

Mesfushori shqiptar firmosi në verën e kaluar te Komo dhe pritej që më në fund të ishte protagonist në futbollin e rëndësishëm.

Por shqiptari i cili disa vite më parë la kombëtaren U21 me shpresën se do të grumbullohej nga Italia, do të bëjë prapakthehu në Serinë C. Lojtari kishte kontratë me Comon edhe për këtë sezon dhe do të kishte pasur mundësinë që të luante përkrah një emri si Cesk Fabregas, i cili është transferuar te skuadra italiane.

Megjithatë, klubi nuk e kishte në plane Kabashin e kësisoj, i është këshilluar që të gjejë sistemim tjetër nëse dëshironte të luante. ashtu ka ndodhur dhe Kabashi ka firmosur me klubin e Rexhianës në Serinë C. Mesfushori 28-vjeçar ka firmosur për një sezon me këtë klub, duke shpresuar që të kthehet në Serinë B me këtë skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat