Kolgeci mbetet jashtë fushës: Kjo është dhimbja më e madhe...

Futboll

Kolgeci mbetet jashtë fushës: Kjo është dhimbja më e madhe...

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 19:08
Florentina Kolgeci

Portierja e kombëtares së Kosovës në futboll, Florentina Kolgeci, mbetet për një kohë jashtë fushës së gjelbër, për shkak të lëndimit. Është një hendikep i madh për Dardanet në prag të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror. Florentina e ndjen veten shumë keq që do t’i mungojë Kosovës.   

 “Fatkeqësisht për shkak të lëndimit do të mungoj në ekip për ndeshjet e ardhshme kundër Armenisë dhe Polonisë.

Kjo është dhimbja më e madhe që mund të përjetojë një sportist. Sidomos kur janë dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve të Kampionatit Botëror.

Jam e trishtuar, por duke ditur potencialin e secilës prej jush, besoj se do të përpiqeni ti përfundoni ndeshjet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Unë do të jem nesër aty për t'ju mbështetur si gjithmonë.

Vajza, besoj në ju dhe jam me ju me gjithë zemër!! Forca KOSOVA”, ka shkruar Kolgeci në profilin e saj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat