E konfirmuar, Barcelona dhe Milani arrin marrëveshje për Dest

Futboll

E konfirmuar, Barcelona dhe Milani arrin marrëveshje për Dest

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 22:21
Fabrizio Romano

Siç raportohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, gjiganti italian, AC Milan dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje të plotë për transferimin e Sergino Dest.

Tani, Dest është duke diskutuar kushtet personale me Milanin, kurse ylli amerikan do të transferohet në “San Siro” në formë huazimi një vjeçar.

Ndërkaq, në marrëveshje është përfshirë edhe opsioni me të drejtë blerjeje, ku nëse aktivizohet nga Milani, atëherë Dest do të nënshkruajë kontratën e re me “Rossonerët” që do ta mbajë atë në “San Siro” deri në vitin 2027.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat