Kapiteni i Lens rinovon kontratën

Futboll

Kapiteni i Lens rinovon kontratën

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 11:37
Fofana

Befasia më e bukur e Ligue 1 është padiskutim Lens.

Skuadra e Haise pas pesë javësh ndan vendin e parë me pikë të barabarta, 13 me PSG dhe Marseille.

Një nga elementët më cilësorë është Seko Fofana, kapiteni i skuadrës, i cili në këtë merkato kishte disa oferta, me Milan që provoi ta rikthente në Itali.

Në orët e fundit të merkatos, Lens dhe Fofana kanë zyrtarizuar rinovimin e kontratës, me Fofana i cili ka firmos deri në verën e vitit 2025.

Lens ka pasur shumë oferta për disa lojtar të ndryshëm, por ia ka dalë për t’i mbajtur në skuadër disa dhe tashmë do të provojnë të qëndrojnë përsëri në majat e kampionatit francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat