Shkupi emëron trajnerin e ri

Futboll

Shkupi emëron trajnerin e ri

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 13:09
Shkupi emëron trajnerin e ri

Pas dorëheqjes së Goce Sedlloskit të mërkurën, vendim i ardhur ky pas eliminimit nga Conference League nga Ballkani, vetëm një hap pranë fazës së grupeve, Shkupi ka gjetur trajnerin e ri.

Gokhan Bozkajan i është besuar detyra e kreut të stolit të skuadrës shqiptare të Shkupit, njëkohësisht kampionët në fuqi të Maqedonisë së Veriut.

Bozkajan ka nisur menjëherë punën dhe ka udhëhequr seancën stërvitore në mëngjesin e kësaj të enjte, ndërsa do të jetë në krye të ekipit edhe të dielën në ndeshjen ndaj Bregallnicës në kuadër të javës së 6-të të elitës së kampionatit maqedonas.

Theksojmë se edhe më parë emri i Gokhan Bozkaja është përmendur si trajner alternativ për Shkupin, ndërsa sezonin e kaluar ka punuar si trajner i ekipeve të reja te Fenerbahçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat