Për tre titujt, çdo anëtar i Real Madridit do të marrë nga 450 mijë euro

Futboll

Për tre titujt, çdo anëtar i Real Madridit do të marrë nga 450 mijë euro

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 13:11
Real

Sezoni i kaluar ishte një nga më të suksesshmit në historinë e Real Madridit. Klubi fitoi tre nga katër trofe të mundshëm dhe vetëm në Kupën e Mbretit nuk fitoi titull.

Çdo lojtar i Real Madridit do të marrë rreth 450,000 euro si shpërblim për fitimin e tre trofeve sezonin e kaluar, tha një përfaqësues i paidentifikuar i Klubit Mbretëror. “Klubi Mbretëror” fitoi sezonin e kaluar Ligën e Kampionëve, Primerën spanjolle dhe Superkupën kombëtare.

Klubi madrilen e hapi këtë sezon me një triumf ndaj Eintracht Frankfurt në Superkupën e Evropës UEFA dhe në kampionatin spanjoll. Skuadra e Carlo Ancelottit ka tri fitore ndaj Almerias, Espanyol dhe Celta pas tre xhirove hapëse.

Klubi madrilen do të ketë mundësinë të triumfojë në Botërorin për Klube, që do të luhet në muajt e dimrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat