Reagojnë tifozët për çmimin e lartë të biletave, Ballkani sqaron situatën

Futboll

Reagojnë tifozët për çmimin e lartë të biletave, Ballkani sqaron situatën

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 23:30
Reagojnë tifozët

Ballkani sot nxori në shitje biletat për ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Por, tifozët filluan të ankoheshin për çmimin e lartë të tyre.

Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 15 euro dhe VIP 50 euro.

Pas këtyre reagimeve, Ballkani ka dalë me një sqarim për të gjithë tifozët.

“Me vëmendje dhe shqetësim jemi duke i përcjell dhe pranuar reagimet tuaja lidhur me çmimet e biletave te UEFA Conference Ligës, pasi qe NE dhe JU nuk mund te funksionojmë ndaras dhe nuk ia dalim dotë pa njeri tjetrin.

Çmimin jemi munduar ta harmonizojmë me klubet me te cilët ne jemi duke u rivalizuar ne grup, me te cilët bëjmë garen jo vetem sportive por edhe te marketingut dhe te gjithë segmenteve te cilat e percjellin këtë garë prestigioze, gjithënje duke tentuar te rrisim nivelin e përfaqesimit dhe vlersuar sa më lart klubin tonë.

Sidoqoftë, ne si klub kemi analizuar me shumë seriozitet dhe përkushtim kërkesat tuaja, duke kërkuar nga UEFA qe dy ndeshjet e ardhshme të zbresim çmimin e biletës pasi në ndeshjen e parë ndaj Cluj nuk kemi mundësine pasi që ka kaluar deadline i dhënë nga Ueffa.Ju lutëmi për mirëkuptimin tuaj për ju që nuk keni mundësi të paiseni me biletë hyreëse për ndeshjen hapëse me datën 08.09.2022 ndaj CFR 1907 Cluj”, thuhej në sqarimin e klubit suharekas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat