Arben Nuhiu, trajner i FC Shkupi?! “Nëse do t’i vinte ndonjë ftesë, pse jo”

Futboll

Arben Nuhiu, trajner i FC Shkupi?! “Nëse do t’i vinte ndonjë ftesë, pse jo”

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 10:43
Arben Nuhiu

FC Shkupi dje ndau rrugët me trajnerin Goce Sedloski. Drejtuesit e ekipit kampion kanë reaguar menjëherë duke emëruar trajner të përkoshëm Gokhan Bozkaja, i cili ka punuar në ekipet e të rinjve te gjiganti turk, Fenerbahce.

Ndërkohë, pas largimit të Goce Sedloski nëpër disa portale dhe rrjete sociale u përhap lajmi se zgjidhja e mirë për të udhëhequr Shkupin do të ishte Arben Nuhiu, legjenda e këtij klubi.

“Nëse do t’i vinte ndonjë ftesë, pse jo. Me shumë dëshirë do të pranonte. Ai e njeh mirë ambientin, skuadrën. Është rritur me Shkupin. Po të vinte te FC Shkupi do të sjellte risi, do të sillte disa lojtarë të njohur shqiptarë, pasi për momentin futbollstë shqiptar që luajnë ka pak aty”, deklaroi një burim i afërt i Arben Nuhiut për Open-TV.

50-vjecari posedon licencën A për trajner.

Shkupi pas javës së pestë në kampionat renditet në vendin e pestë me 7 pikë. Në javën e ardhshme takohet me Bregallnicën në Shtip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat