Ndërron mendje në aeroport

Futboll

Ndërron mendje në aeroport

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 11:09
Ndërron mendje në aeroport

Historia e Bamba Diengut është një nga më të pabesueshmet që ka ndodhur në merkaton e transferimeve.

Lojtari senegalez provoi një aventurë të pazakontë në ditën e fundit të merkatos, por gjithçka shkoi keq për të. Marseja dhe Lidsi kishin gjetur akordin për transferimin e tij në Premier League.

Gjithçka ishte gati dhe Diengu paraqitur në aeroport për të udhëtuar drejt ishullit britanik. Por në momentin e fundit ndërron mendje dhe shkon në një tjetër destinacion. Futbollisti ka zgjedhur ekipin ku trajnon edhe trajneri shqiptar, Arjan Peço, prandaj ka shkuar në Nisë për të mbyllur transferimin e tij.

Megjithatë situata mori një trajektore të çuditshme. Senegalezi nuk mundi të kalonte testet mjekësorë te Nisa. Me Lidsin të zhgënjyer nga veprimi i tij dhe me testet mjekësore të pakaluara te Nisa, rikthimi te Marseja ishte e vetmja mundësi për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat