Arijanet Muric në formë

Futboll

Arijanet Muric në formë

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 13:50
Arijanet Muric në formë

Arijanet Muric ka zhvilluar një tjetër ndeshje të madhe me fanellën e Burnleyt.

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës ka qenë i jashtëzakonshëm në duel me West Bromwich Albion, ku kjo ndeshje përfundoi me shifrat e barabarta 1-1.

23-vjeçari ishte në top formë, derisa qëndroi në fushë për 83 minuta duke u larguar pasi pësoi një lëndim sa ishte rezultati 0-1 në të mirë të Burnleyt.

Muric ishte fantastik në këtë duel, duke bërë hiq më pak se shtatë pritje të mëdha.

Skuadra e udhëhequr nga Vincent Kompany udhëhoqen nga pjesa e parë 0-1 me golin e Jay Rodriguez nga penalltia.

E pikërisht Aro Muric dhuroi një top fantastik në mesfushën e kundërshtarit ku portieri mysafir shkaktoi penallti.

Aro po kalon formë tejet të lartë këtë edicion te Burnley, por ai përsëri pësoi një lëndim dhe mbetet të shihet se sa do të mbetet jashtë fushave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat