Ajaxi pikë të plota në pesë javë

Futboll

Ajaxi pikë të plota në pesë javë

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 18:42
Ajaxi pikë të plota në pesë javë

Ajaxi i Amsterdamit vazhdon të dominojë në këtë fillim sezoni të Eredivisie.

“Harkëtarët”, edhe pse kanë humbur elementë të rëndësishëm gjatë merkatos së verës, mbetet ekipi për t’u mundur në Holandë. Në javën e pestë, skuadra e drejtuar nga Schreuder iu imponua 4-0 Cambuurit në “Johan Cruyiff Arena”, duke realizuar nga dy gola në çdo pjesë.

E hapi serinë e golave ish-sulmuesi i Tottenhamit, Bergwijn, në minutën e 35-të, dhe pesë minuta më vonë i njëjti autor realizoi të dytin e sfidës.

Gjatë fraksionit të dytë vijoi dominimi i Ajaxit, që u reflektua me dy gola të tjerë të shënuar nga Taylor dhe Kudus. Ajaxi kryeson renditjen më 15 pikë të plota (pret ndeshjen e PSV-s) më 5 ndeshje me golaverazh të përgjithshëm 16/3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat