Bllokohen llogaritë e Benzemas

Futboll

Bllokohen llogaritë e Benzemas

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 15:23
Bllokohen llogaritë e Benzemas

Sulmuesi i Real Madridit dhe i Kombëtares së Francës, Karim Benzema është zhdukur plotësisht nga rrjetet sociale në përfundim të ndeshjes së Real Madridit në ligë këtë ditë kundër Betisit, e cila përfundoi me fitoren 2-1 madrilenëve.

Bllokimi i rrjeteve në Facebook, Twitter dhe Instagram të futbollistit tërheq vëmendje të veçantë pasi ai është një përdorues mjaft aktiv në të dyja rrjetet sociale. 

Aq më tepër kur nga ana profesionale gjërat po shkojnë si është më së miri si për francezin ashtu edhe për ekipin e tij, jo më kot ai sapo ka fituar titullin e lojtarit më të mirë të vitit nga UEFA.

Arsyet e largimit të Karimit nga rrjetet sociale për momentin nuk janë zbardhur.

Mund të jetë vendimi i tij që të fokusohet në rrjedhën e sezonit në një vit të Kupës së Botës ose, thjesht, të ketë pësuar një problem sigurie që e ka detyruar t’i mbyllë ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat