Një tifoz i Ballkanit i therur nga përleshja me Plisat

Futboll

Një tifoz i Ballkanit i therur nga përleshja me Plisat

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 00:05
Pamje e stadiumit

Para fillimit të ndeshjes në mes të Prishtinës dhe Ballkanit, në stadiumin “Fadil Vokrri” ndodhi një incident mes tifozëve “Plisat” dhe “Xhebrailat”.

Si pasojë e këtij incidenti, një tifoz i Ballkanit është ther me thikë.

Kështu deklaroi në emisionin Sports Show, Korab Elshani, nga tifozëria “Xhebrailat”.

“Jemi sulmuar nga Plisat. Një nga tifozët është therur me thikë. Është V., kryetifozi i cili na udhëheq neve në tribuna” – tha Elshani.

Elshani u ankua për sigurinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Nuk ka pasur policë dhe sigurim. Tifozët e Prishtinës kanë ardhur diku nga një distancë prej 200 metrash ku kanë qenë të vendosur “Plisat” dhe e kanë shkaktuar atë” – theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat