Familja Glazers të gatshëm për shitjen e Manchester Unitedit, caktojnë edhe çmimin

Futboll

Familja Glazers të gatshëm për shitjen e Manchester Unitedit, caktojnë edhe çmimin

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 16:50
Glazers

Familja Glazers raportohet se janë të gatshëm të shesin klubin e Manchester Unitedit.

“Daily Mail” duke u bazuar në burime mirë të informuara, ka raportuar se rreth 3.75 miliardë funte do të mjaftonin që Glazers të heqin dorë nga klubi anglez.

Tutje, sipas mediumit britanik, mbetet për t’u parë nëse njeriu më i pasur i Britanisë së Madhe, Jim Ratcliffe, do të jetë në gjendje ta paguajë këtë çmim.

Ratcliffe njihet si tifoz i Manchester Unitedit. Megjithatë, ai së fundi kishte tentuar ta blinte klubin e Chelseat, por që nuk ia kishte arritur.

Nuk përjashtohet mundësia që “Djajtë e Kuq” të bëhen me pronarë nga Dubai.

Kujtojmë se kohëve të fundit tifozët e Manchester Unitedit kanë kërkuar që familja Glazers të largohet nga klubi. Tifozët nuk kanë kursyer as protestat e tyre rreth kësaj kërkese. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat