Prishtina falënderon Plisat, dënon huliganizmin në ndeshjen ndaj Ballkanit 

Futboll

Prishtina falënderon Plisat, dënon huliganizmin në ndeshjen ndaj Ballkanit 

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

FC Prishtina ka dalë me një falënderim për tifozët e saj për ndeshjen e mbrëmshme kundër Ballkanit, me ç’rast ka dënuar edhe sulmet me thika që ju bënë tifozëve të Ballkanit (Xhebrailat) tifozët e Prishtinës Plisat 

Megjithatë, në komunikatën e bërë nga FC Prishtina, ata kanë falënderuar tifozët për mbështetjen e tyre që i bënë gjatë paraqitjes së mbrëmshme. 

“Organizimi dhe entuziazmi për ndeshjen ndaj Ballkanit ishte i madh nga tifozët tonë “Plisat” dhe qytetarët e Prishtinës, të cilët edhe një herë e dëshmuan dashurinë e tyre për klubin më të madh në vend duke u tubuar masovikisht në stadium, ku biletat ishin shitur shumë orë para ndeshjes”, thuhet ndër të tjera në këtë falënderim. 

“Përkundër shiut të rrëmbyeshëm që nuk pushoi para, gjatë dhe pas ndeshjes, tifozët nuk u ndalën së përkrahuri ekipin e zemrës nga tribunat gjatë gjithë ndeshjes për çka klubi i falënderon duke shpresuar e besuar se rezultatet pozitive nuk do të mungojnë gjatë kampionatit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat