Bare rrezikon ndeshjet e shtatorit

Futboll

Bare rrezikon ndeshjet e shtatorit

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 11:55
Bare rrezikon ndeshjet e shtatorit

Tranjeri i ekipit kuqezi, Edi Reja duket se ka humbur një tjetër titullar, kur kanë mbetur tre javë nga dy ndeshjet e muajit shtator, të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Pas Berat Gjimshitit, Marash Kumbullës, Etrit Berishës dhe Rei Manajt, dhe mesfushori kuqezi Keidi Bare ka shfaqur shqetësime.

Ai mbeti i dëmtuar në ndeshjen e Espanyol ndaj Athletic Bilbao dhe gjasat janë të pakta që ai të rikuperohet.

Tekniku Reja po mendon që tani për alternativat që mund të ketë pasi lista e të dëmturave këtë herë pritet të jetë e gjatë. Kuqezinjtë luajnë fillimisht në transferta me Izraelin në 24 shtator dhe tre ditë më vonë rikthehen në shtëpi përballë Islandës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat