Reali nuk u vlerësua favorit por...

Futboll

Reali nuk u vlerësua favorit por...

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 13:36
Reali nuk u vlerësua favorit por...

Carlo Ancelotti është shprehur i lumtur që Real Madridi nuk po konsiderohet favorit për Ligën e Kampionëve.

“Los Blancos” do të nisin sonte aventurën në turneun kryesor evropian, aty ku janë kampion në fuqi dhe gjithashtu klubi më i suksesshëm.

Real Madridi do të luajë në udhëtim te Celticu, teksa Carlo Ancelotti e ka vlerësuar këtë ndeshje si të vështirë.

“Jemi para një ndeshje të vështirë. Si ne, edhe Celticu janë në një mënyrë të mirë, ata luajnë shumë intensivisht. Ne i kemi përgatitur dhe studiuar ata”, tha trajneri italian.

Së fundi u publikua një listë më skuadrat favorite për të triumfuar këtë sezon në Ligën e Kampionëve, derisa Real Madridi nuk u vlerësua me gjasa të mëdha.

Trajneri i skuadrës nga kryeqyteti spanjoll tha se nuk është i befasuar, duke shtuar se kjo është një shenjë e mirë.

“Unë nuk jam i befasuar. Mendoj se është një shenjë e mirë. Vitin e kaluar ata besuan tek ne edhe më pak, këtë vit pak më shumë. Ashtu si vitin e kaluar, do të luftojmë deri në fund. Shpresoj që të arrijmë sërish në finale”, tha Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat