Klubi slloven me fjalë të mëdha për Sadriun 

Futboll

Klubi slloven me fjalë të mëdha për Sadriun 

Nga: K. G. Më: 6 shtator 2022 Në ora: 14:01
Leard Sadriu

Mura është prej skuadrave që lufton për një vend në garat evropiane. 

Skuadra sllovene aktualisht është në vend të katërt me 10 pikë apo me 2 fitore, 4 barazime e 2 humbje, ka 14 pikë me pak se lideri, skuadra e njohur Olimpia e Lubjanës, pesë me pak se Koper dhe tre se Celje. 

Faja e klubit Mura prezanton në mënyrën më të mirë mbrojtësin e Kombëtares së Kosovës U21.

“Qendërmbrojtësi Leard Sadriu kalon te Fazaneria nga Shkendija e Maqedonisë.

Ai është një futbollist premtues që do ta shtojë konkurrencën në radhën e mbrojtjes.

Në moshën 21 - vjeçare tashmë ai ka bërë 76 paraqitje për klube dhe është kapiten i Kombëtares së Kosovës deri në moshën 21 vjeçare.

Sadriu ka bërë 19 paraqitje për Shkendijen, ndërsa si lojtar i huazuar ka bërë edhe 57 paraqitje për KF Skënderbeun e Shqipërisë.

Ai ka nënshkruar kontratë me NK Mura deri më 31 maj të vitit 2025”, shkruan mes të tjera në faqen e klubit slloven.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat