Alaba habit

Futboll

Alaba habit

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 15:39
Alaba habit

David Alaba një nga lojtarët më të vlerësuar të rolit të tij në vitet e fundit, ka folur në një intervistë të gjatë për prestigjiozen Goal, teksa mbrojtësi i Real Madrid ka rrëfyer për herë të parë skuadrën me të cilën është tifoz.

Ndërkohë, futbollisti i kombëtares austriake zbuloi edhe se në rininë e tij ëndërronte një karrierë si këngëtar për shkak të babait të tij duke qenë se ky i fundit punonte si DJ.

“Kam një raport shumë të ngushtë me babain, ai më ka ndjekur në të gjitha ndeshjet shtëpiake prej moshës 17-vjeçare. Ndërsa pas ndeshjeve në transfertë është i pari person që më telefonon dhe më thotë se çfarë mendon mbi ndeshjen që kam zhvilluar. Në ditën tjetër më dërgon statistikat dhe nisim të diskutojmë në detaje.

Edhe unë shkoja shpesh ta shikoja kur performonte si DJ, ndonjëherë pas skenës, ndonjëherë si publik e ndonjëherë në podium bashkë me të. Për mua ishte një çmenduri se sa persona e shikonin babain tim tek performonte. Unë jam rritur me muzikë, ai është shumë i rëndësishëm. Dëgjoja muzikë 24 orë në ditë, çdo ditë. Në apartament, makinë, muzikë, muzikë dhe vetëm muzikë. Ëndërroja të kisha një karrierë si këngëtar, por e kuptova shpejt se nuk do të kisha sukses.

Skuadra që bëj tifozllik? Kam një simpati për Galatasaray, kur isha i vogël luaja në Vienë dhe kisha miq të shumtë nga Turqia. Dhe, opsionet ishin tre, Galatasaray, Besiktas dhe Fenerbahce. E zgjodha shpejt Galatasarayn dhe nuk e mbaj mend arsyen pse. Por, i shikoja ndeshjet derbi me miqtë e mi turq”, tregoi Alaba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat