Muric në formacionin e javës

Futboll

Muric në formacionin e javës

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 18:49
Muric në formacionin e javës

Arijanet Muric është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme me skuadrën e tij të re Burnley.

Qëllimi i Burnleyt është të rikthehet në elitën e futbollit anglez Ligën Premier dhe Muric po jep një ndihmë të madhe me paraqitjet e tij fantastike.

Në fundjavë Burnley barazoi 1-1 në udhëtim te WBA, derisa Aro ishte më i miri në fushë për gjatë 80 minutave sa qëndroi në lojë, pasi u largua nga fusha për shkak të lëndimit dhe skuadra e tij pësoi gol në sekondat e fundit, shkruan Gazeta Olle.

Aro ka zënë vend në 11-shen më të mirë të javës në Championship.

Përkundër se u lëndua dhe u largua nga loja, lëndimi i tij nuk është serioz dhe ai pritet të jetë në fushë në fundjavën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat