Aubameyang debuton me maskë, zëvendësohet nga Broja

Futboll

Aubameyang debuton me maskë, zëvendësohet nga Broja

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 21:26
Aubameyang

Pierre-Eymerick Aubameyang debutoi këtë të martë me Chelsea-n, klubin e tij të ri pas largimit nga Barcelona, në ndeshjen e Championsit përballë Dinamos së Zagrebit.

Dhe e ka bërë me një maskë mbrojtëse, të cilën e mban për shkak të dëmtimit që ka pësuar në fytyrë e nofull nga goditjet e marra gjatë grabitjes që pësoi pak ditë më parë në shtëpinë e tij në Castelldefels, para se të largohej nga Barça.

Sipas ekzaminimeve të para mjekësore të Barçës, lojtari duhet të qëndronte jashtë fushës deri një muaj për shkak të dëmtimit të nofullës (kishte pësuar thyerje), por Chelsea ka gjetur formulën që futbollisti të mund të luante ndeshjet e tij, pikërisht nëpërmjet vendosjes së një maske mbrojtëse.

Aubameyang, në fakt, nuk la gjurmë në debutim, madje u zëvendësua në minutën e 59-të në sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Armando Broja.

Dinamo e Zagrebit, në fakt, e befasoi Chelsea-n në minutën e 13-të me golin e Orsic. Edhe pse pati kohën e mjaftueshmë për të reaguar, skuadra londineze nuk ia doli të paktën të shmangte humbjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat