Humbja nga Dinamo, Tuchel: Ky është një dështim i rëndë

Futboll

Humbja nga Dinamo, Tuchel: Ky është një dështim i rëndë

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 22:20
Thomas Tuchel

Jam i inatosur me veten time, me paraqitjen tonë, ky është një dështim i rëndë, tha trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, pasi blutë e Londrës humbën nga Dinamo (0-1) në startin e Ligës së Kampionëve.

Me një paraqitje fantastike kampioni kroat ka mposhtur ish-kampionin e Evropës dhe Anglisë me golin e Orshiq në minutën e 13-të.

“Nuk e prisja këtë, nuk e parashikova, isha në filmin e gabuar”, tha eksperti gjerman i zhgënjyer.

“Nuk ishim preciz, të vendosur, aktivë, as individualisht e as si ekip”, shtoi ai.

Tuchel theksoi se Dinamo nuk e befasoi me lojën e tyre.

“Dinamo nuk më befasoi, e prisnim këtë lloj loje. E nisëm mirë, 15-20 minutat e para, por na mungonte vendosmëria, na mungonte gjaku. Kishim mjaft pasime, fituam hapësirë, por duhej të kishim më shumë goditje. Pranuam një gol nga një kundërsulm nga dy lojtarë, kjo nuk na ka ndodhur kurrë më parë. Mendova se ishim në rrugën e duhur, por jam i befasuar”, tha Tuchel.

Ai ka theksuar se nuk i ka nënvlerësuar kroatët, duke shtuar se nuk i di arsyet e paraqitjes së keqe të skuadrës së tij.

“Nuk e kemi nënvlerësuar Dinamon. Nëse e kemi bërë, atëherë kemi një problem të madh. Nuk e di se çfarë është pasoja e kësaj loje, ndoshta mungesa e vendosmërisë. Nuk kishim intensitet, po humbnim duele. Nuk mund të luash një lojë të këtij intensiteti të ulët në kampionatin anglez apo Ligën e Kampionëve”, tha ai.

Për Tuchel, kjo ishte ndeshja e njëqindtë në stol për blutë, të cilën sigurisht që do ta mbajë mend. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat