Ancelotti qetëson tifozët e Real Madridit

Futboll

Ancelotti qetëson tifozët e Real Madridit

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 14:48
Ancelotti

Reali fitoi 3-0 ndaj Celtic në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Champions League. Një sfidë që trembi jo pak tifozët, pasi sulmuesi kryesor i madrilenëve u zëvendësua që në pjesën e parë.

Do të ishte minuta e 26-të e takimit, kur Karim Benzema do t’i kërkonte Carlo Ancelottit të zëvendësohej pasi ndjente dhimbje në gjurin e djathtë.

Vendin e sulmuesit francez e mori belgu, Eden Hazard, i cili në fund arriti edhe të shënonte golin e tretë për “Los Blancos”, por pas ndeshjes kurioziteti ishte i madh për të mësuar gjendjen e Benzemas.

Ancelotti mendoi të qetësonte tifozët, teksa theksoi se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, ndërsa lojtari d iu nënshtrohet vizitave mjekësore për të mësuar edhe gjendjen e gjurit të tij.

“Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, por do të duhet të presim se çfarë do të thonë testet mjekësore”, ka deklaruar tekniku i “Los Blancos”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat