Nottingham Forest thellon rekordin

Futboll

Nottingham Forest thellon rekordin

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 11:03
Nottingham Forest thellon rekordin

Nottingham Forest ka zyrtarizuar nënshkrimin e 22-të të verës. Klubi i njohur anglez, i sapongjitur në Premier League, ka mundur të sigurojë shërbimet e një futbollisti me shumë përvojë, si Serge Aurier.

Kapiteni i Bregut të Fildishtë mundi t’i bashkohej klubit të Nottinghamit pas mbylljes së afatit kalimtar pasi kontrata e tij me Villarrealin kishte skaduar.

Aurier kaloi katër vjet në Tottenhami, pasi mbërriti nga Paris St-Germain për rreth 23 milionë stërlina në gusht 2017. Ai u largua nga Spurs-at pasi kontrata u ndërpre me konsensus në vitin 2021.

Nottingham Forest ka thyer rekordin britanik të nënshkrimeve në një dritare të vetme transferimi.

Aurier ishte pjesë e skuadrës së Tottenhamit që arriti në finalen e Championsit në vitin 2019 (u mpost nga Liverpooli).

29-vjeçari numëron 24 paraqitje për Villarrealin sezonin e kaluar, duke përfshirë pesë ndeshje në Champions.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat