Cara mendon ndryshe

Futboll

Cara mendon ndryshe

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 11:45
Cara mendon ndryshe

Partizani i Kolelës e ka nisur në mënyrën më të mirë këtë sezon të ri. 9 pikë të grumbulluara në 3 ndeshje flasin fare mirë për atmosferën e krijuar brenda grupit. Tedi Cara ka dhënë një intervistë për “Sport Magazine” që moderohet nga Drilon Xhepollari, duke treguar sekretet e italianit.

Gjithashtu një mendim ndryshe ka sa i përket ankesës së Kolelës për lojën e dobët kundër Bylisit, pavarësisht fitores së arritur. “Ka ardhur një atmosferë positive te Partizani me ardhjen e Kolelës.

Tani pikët na japin qetësinë për të punuar sa më mirë. Tani ekipi është më i bashkuar, kjo shihet qartë në fushë. Është një skemë që po e përdor mirë trajneri. Me këto idetë e reja e sulmojmë çdo kundërshtar tani.

Po shënojmë shpejt gola, po bëjmë presing lart dhe na ka dalë siç duhet. Qëndrova te Partizani për titullin kampion.

Komunikojmë shumë mirë me të gjithë lojtarët, nuk ka rëndësi se kush luan në sulm, të gjithë kanë cilësitë e tyre. Trajneri kishte të drejtë se nuk luajtëm mirë në Ballsh. Por unë mendoj se fusha e Ballshit është e vështirë. Më mirë të marrësh 3 pikët sesa t’i vësh re lojës”, tha Cara..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat