Formacioni i mundshëm i Ballkanit

Futboll

Formacioni i mundshëm i Ballkanit

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 12:55
Formacioni i mundshëm i Ballkanit

Ballkani do të përballet me CFR Cluj në xhiron e parë të grupeve të Ligës së Konferencës.

Kampioni në fuqi i Kosovës ka arritur suksesin historik duke u kualifikuar në grupe të një gare të madhe evropiane.

Suharekasit ndeshjen e parë do ta zhvillojnë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ndaj Cluj me fillim nga ora 18:45.

Mungesa më e madhe për vendasit në këtë takim është ajo e kapitenit Edvin Kuc i cili pësoi një tërheqje muskulore në derbin ndaj Prishtinës.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja nuk pritet të bëjë ndryshime të mëdha nga ndeshja e fundit që suharekasit e zhvilluan ndaj Prishtinës.

Në portë pritet të jetë Stivi Frashëri, derisa katërshja e mbrojtjes do të përbëhet nga Armend Thaqi, Lumbardh Dellova, Bajram Jashanica dhe Astrit Thaqi.

Vendin e kapitenit Kuc do ta zë në mesfushë Qëndrim Zyba së bashku me Lindon Emërllahun, derisa në ofensivë pritet të jetë katërshja e madhe Meriton Korenica, Nazmi Gripshi, Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani.

Formacioni i mundshëm i Ballkanit: 

Frashëri, Ar.Thaqi, Dellova, Jashanica, As.Thaqi, Zyba, Emërllahu, Korenica, Gripshi, Er.Krasniqi, Rrahmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat