Arka e Ballkanit vetëm mbushet me Ilir Dajën

Futboll

Arka e Ballkanit vetëm mbushet me Ilir Dajën

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 13:10
Arka e Ballkanit vetëm mbushet me Ilir Dajën

Ballkani arriti një rezultat mjaft pozitiv në ndeshjen e parë të Conference League.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja barazoi 1-1 ndaj Cfr Cluj. Pavarësisht diferencave të mëdha në organikë ekipi shqiptar luajti si i barabartë me kundërshtarin, ku mund të arrinte dhe fitoren, pasi Cluj barazoi në minutën e fundit.

Por Ballkani nuk mjaftohet me 1 pikë të vlefshme, pasi do të fitojë dhe financiarisht.

Nga ky barazim kampionia në fuqi e Kosovës do të arkëtojë shumën prej 177,000 euro nga Uefa. Ndeshja e radhës e Ballkanit do të jetë ndaj Slavia Pragës vetëm 1 javë më pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat