Alba nuk heziton të kritikojë drejtuesit

Futboll

Alba nuk heziton të kritikojë drejtuesit

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 14:09
Alba nuk heziton të kritikojë drejtuesit

Barcelona ishte padyshim një nga protagonistet më të mëdha të kësaj merkato verore teksa bluagranat ndryshuan shumë lojtarë në organikë për t’u rikthyer sërish konkurrues. Nën urdhrat e trajnerit Xavi Hernandes mbërritën shumë futbollistë të rinj, ndërsa tekniku përpiloi edhe një listë me tëpadëshiruarit. Në këtë formë, disa lojtarë u larguan nga Camp Nou teksa një prej tyre do të duhej të ishte edhe Jordi Alba.

Anësori i majtë kishte një mundësi për tu transferuar te Inter megjithatë pavarësisht dëshirës së klubit, vendosi të qëndronte në Spanjë. Së fundmi, Alba që këto ndeshje të para të kampionatit i ka kaluar në stol, nuk heziton të “thumbojë” drejtuesit e Barçës.

“Nuk e ndjej për detyrë të justifikoj veten te Barcelona, unë mundohem të jap më të mirën sa herë zbres në fushë. Edhe pse këtë fillim sezoni më shumë kam qëndruar në stol, gjithsesi mendoj të rikthehem sa më shpejt në formë dhe pak nga pak po përmirësohem. Po merrem edhe me të rinjtë, po i ndihmoj të avancojnë.

Unë do të jap 100%, pastaj interesat e klubit janë tjera. Gjithnjë kam theksuar se doja të qëndroja te Barça deri në vitin e fundit të kontratës, në fushë e kam treguar gjithnjë impenjimin tim, por nuk ndërhyj në vendimet e klubit. Në botën e futbollit tashmë nuk më surprizon asgjë”, u shpreh Alba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat