Askush nuk ka më shumë pikë se ekipet e kampionatit spanjoll

Futboll

Askush nuk ka më shumë pikë se ekipet e kampionatit spanjoll

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 15:03
Askush nuk ka më shumë pikë se ekipet e kampionatit spanjoll

Askush nuk ka më shumë pikë se ekipet e kampionatit spanjoll në këtë fillim të Ligës së Kampionëve 2022/23. Nëntë pikë nga 12 të mundshme. 75% e atyre që ishin në ‘valle’.

Real Madrid, Barcelona dhe Atletiko e Madridit morën fitoret, teksa vetëm Sevilja që u përball me Mançester Sitin u dorëzua në këtë javë të parë.

Ekipet e kampionatit anglez janë ato që shpenzojnë më shumë në tregun e transferimeve, por ja që duhet ende kohë që ta transferojë atë dominim ekonomik në fushë. 2021/22 e mbyllën pa tituj europianë (as Champions, as Ligë Europe e as Konferencë) dhe këtë sezon anglezët e kanë nisur me 50% të pikëve të mundshme. Totenhemi dhe Mançester Siti kanë fituar; Liverpuli dhe Çelsi morën shuplaka historike, ndaj për të përmirësuar trendin do të nevojitet revansh të martën e të mërkurën.

Ekuacione të vështira duken ato të gjermanëve dhe italianëve. Nga Bundesliga mund t’i besojnë Bajernit dhe Dortmundit, teksa Frankfurti dhe Lajpcigu duken pa këllqe Champions-i.

Diskutim më i gjerë në Itali ku tri të mëdhatë si Juvja, Milani dhe Interi kanë marrë vetëm 1 pikë nga 9 të mundshme. Nderin e mban lart Napoli, por dyshimet për ecurinë europiane kanë nisur që tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat