Shkupi, nis mbrojtjen e titullit në Strugë

Futboll

Shkupi, nis mbrojtjen e titullit në Strugë

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 16:14
Shkupi, nis mbrojtjen e titullit në Strugë

Në selinë e Federatës së Futbollit, sot u hodh shorti për sezonin e ri në Ligën e Parë të Futsallit, e vlevshme për sezonin e ri 2022/2023.

Kampioni aktual, Futsal Shkupi, mbrojtjen e titullit kampion do të nis në Strugë, ku 24 ose 25 shtator, do të jetë mysafir i KMF “Enhalon”.

Në bazë të shortit dhe kalendarit garues, Futsal Shkupi në xhiron e dytë do të takohet me skuadrën e “Arben Bajramit” dhe do të jetë mysafirë i skuadrës KMF Proekt, në xhiron e shtatë. Këto përballje shihen si përcaktuese në garën për kurorën e futsallit elitar vendor.

Ndryshe kampionati i ri fillon më 23 shtator, ndërsa do të mbyllet më 21 maj të vitit 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat