Morati: Interi nuk duhet të humbasë

Futboll

Morati: Interi nuk duhet të humbasë

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 16:34
Morati: Interi nuk duhet të humbasë

Masimo Morati, edhe pse ka kërkuar t’i japë zemër Interit se me punë mund të arrijë gjithçka, e pranon se paraqitja e zikaltërve ndaj skuadrave të mëdha ka lënë për të dëshiruar.

“Bajerni ishte shumë i fortë për Interin dhe duhet thënë se skuadra zikaltër nuk është ende në maksimumin e saj nga ana fizike. Është një moment që duhet ta kalojë, sepse mendoj se me shumë punë mund të arrijnë të marrin në dorë fatin e tyre.

Kampionati sapo kanë nisur dhe janë afër kreut, ndërkohë që në Champions League mund të luajnë shanset e tyre në vazhdim.

Por duhet të ndryshojnë qasjen me të mëdhatë. Humbjet vetëm ndaj tyre duhen të ngelen kaq, nëse duan majat”, tha ish-presidenti zikaltër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat