Dzeko: Jam kundër zhvillimit të kësaj ndeshje

Futboll

Dzeko: Jam kundër zhvillimit të kësaj ndeshje

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 12:20
Dzeko: Jam kundër zhvillimit të kësaj ndeshje

Përfaqësuesja e Bosnjës dhe Hercegovinës ka aranzhuar një ndeshje miqësore me Rusinë më 19 nëntor në qytetin rus të Shën Petersburgut.

Kjo gjë ka sjell polemika të mëdha në vendin ballkanas, me federatën boshnjake që kishte pyetur fillimisht yjet e skuadrës për miqësoren, por kishte marrë përgjigje negative.

Dy yjet më të mëdha të Bosnjës, njëherit edhe kapitenët Edin Dzeko dhe Miralem Pjanic kanë dalë kundër Federatës së Futbollit dhe nuk do të luajnë në këtë sfidë.

“Jam kundër zhvillimit të kësaj ndeshje. Unë jam gjithmonëdhe vetëm për paqen”, ka thënë Dzeko për gazetën boshnjake Klix.

“Federata e di mendimin tim. Fatkeqësisht, nuk jam unë ai që i merr vendimet me kë do të luaj Bosnja dhe Hercegovina, por kam qëndrimin tim që është i qartë dhe nuk dua të luaj në këtë ndeshje, ndërkohë që vuajnë njerëz të pafajshëm. Unë qëndroj në solidaritet me popullin e Ukrainës në këto kohë të vështira për ta”, tha Dzeko.

Edhe më i ashpër ka qenë mesfushori Miralem Pjaniç i cili i ka bërë të qartë Federatës së Futbollit të Bosnjës se nuk do të luaj në këtë takim.

“Më morën në telefon nga Federata dhe më pyetën për mendimin tim rreth kësaj ndeshje. E thashë atë që mendoja dhe më pas u habita kur mësova se kishin marrë një vendim të ndryshëm”.

“Nuk është një vendim i mirë dhe jam pa fjalë. Në momentin që kombëtarja nis të luajë mirë, atëherë del gjithnjë diçka që shkon keq. Federata e di mirë pozicionin tim dhe them vetëm se një vendim i tillë nuk është diçka e mirë. Unë nuk luaj në këtë ndeshje”, deklaroi Pjaniç.

Reagime të shumta ka pasur edhe nga politika në Bosnje, por kjo ndeshje është aranzhuar tanimë dhe mbetet të shihet se si do të reagojë FFBH pasi pritet që edhe futbollistë të tjerë të mbështesin dy yjet Edin Dzekon dhe Milraem Pjanic për mos të luajtur në këtë sfidë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat