Antony: Fjalët nuk mund ta përshkruajnë, çfarë mentaliteti!

Futboll

Antony: Fjalët nuk mund ta përshkruajnë, çfarë mentaliteti!

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 13:46
Antony: Fjalët nuk mund ta përshkruajnë

Manchester United këmbënguli deri në fund të merkatos për të transferuar në Old Trafford, Antony nga Ajax.

Një objektiv të cilin anglezët e përmbushën me sukses edhe falë 95 milionë eurove të shpenzuara.

Megjithatë, braziliani në paraqitjet e para me fanellën e United ka treguar kualitetin e tij duke realizuar edhe një gol në fitoren 3-1 ndaj Arsenal.

Një realizim që Antonyn e lejon të bëhet edhe më shpejt pjesë e skuadrës, ndërsa në organikën e “Djajve të Kuq”, sulmuesi bashkohet edhe me idhullin e tij, Cristiano Ronaldo. Së fundmi, 22-vjeçari thekson se nga portugezi mëson shumë ndërsa shton se fjalët nuk mund ta përshkruajnë CR7.

“Fjalët nuk mund ta përshkruajnë Cristiano Ronaldon, ai është më i miri në botë. Jam pranë tij vetëm prej pak ditësh dhe sërish kam fituar shumë nga ai. Ka një mentalitet të jashtëzakonshme dhe sa herë flas me të, mësoj vërtet shumë”, u shpreh Antony.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat