Rapinha: Nëse fitojmë Championsin...

Futboll

Rapinha: Nëse fitojmë Championsin...

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 18:48
Rapinha: Nëse fitojmë Championsin...

Sulmuesi i ri i Barcelonës, Raphinha, është shprehur së fundmi se do të festojë në mënyrë të çmendur nëse këtë sezon fitojnë Champions Leaguen.

Në një intervistë për “La Vanguardia”, braziliani u shpreh se do ta përshkrojë fushën e Camp Nou nëse arrijnë suksesin e dëshiruar, ashtu siç bëri në fund të sezonit të shkuar kur shpëtoi Leeds United nga rrëzimi nga kategoria.

“Unë do ta përshkroj Camp Nou në gjunjë ose fushën ku do ndeshemi, nëse fitojmë Championsin. Mund të jetë perfekte në Stamboll”,-tha Raphinha.

Braziliani beson se skuadra ka “talentin” dhe “mentalitetin fitues” të nevojshëm për të fituar, ndaj dhe bën një premtim që e di se mund ta mbajë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat