Milani fiton me dhjetë lojtarë në konak të Sampdoria-s

Futboll

Milani fiton me dhjetë lojtarë në konak të Sampdoria-s

Nga: K. G. Më: 10 shtator 2022 Në ora: 22:43
Milani

Kampioni i Italisë, Milani, fiton në Genoa me 2:1 ndaj Sampdoria-s. 

Në minutën e 47-të, Leao u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve dhe plot 42 minuta “rossonerët” ishin me një lojtar me pak. Messias shënoi në minutën e 6-të pas asistimit të Leaos, 0:1 për Milanin.

Në pjesën e dytë, në minutën e  57-të, Gjuriçiq me kokë shënoi gol të. bukur dhe 1:1. 

Pas shikimit të sistemit VAR, gjyqtari akordoi penallti, të cilën Giroud e shndërroi në gol dhe për triumfin e Milanit, 1:2.

Milani vazhdon me pa humbje nga 6 ndeshje në Serie A, 4 fitore e 2 barazime, duke u renditur në vend të dytë me 14 pikë dhe ka po aq pikë edhe Napoli në krye të renditjes dhe Sampdoria është në pozitën e 18-të me 2 pikë apo pa as një fitore dhe 4 humbje të pësuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat