Dëmtimi i Pickford shqetëson Anglinë

Futboll

Dëmtimi i Pickford shqetëson Anglinë

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 14:57
Dëmtimi i Pickford shqetëson Anglinë

Dëmtimi në kofshë i Jordan Pickford-it po shkakton shqetësime për Everton-in dhe Anglinë, por mund të jetë thjesht për shkak të goditjes së tij.

Portieri, 28 vjeç, ndjeu dhimbje në kofshë para se të dëmtohej në derbin e Merseyside dhe do të qëndrojë të paktën një muaj jashtë. Një deklaratë e Everton thoshte: “Jordan Pickford pësoi një dëmtim në kofshë kundër Liverpool.

“Lojtari i kombëtares angleze i është nënshtruar testeve mjekësore këtë javë dhe nuk pritet të kthehet në fushë deri pas pushimit të ardhshëm për ndeshjet e kombëtareve”.

Tani ekipi mjekësor i Toffees po planifikon të vlerësojë Pickford gjatë rehabilitimit. Skuadra e Goodison Park ka frikë se goditja e tij e fuqishme e topit po e shkakton problemin.

Aftësia e tij me pasimet e gjata është parë nga të gjithë në barazimin 1-1 të Everton-it kundër Nottingham Forest muajin e kaluar. Ish-portieri i Sunderland-it prodhoi pasimin e sezonit deri më tani.

Dëmtimi i Pickford do të jetë një goditje e madhe për Anglinë përpara ndeshjeve të tyre të ardhshme në Uefa Nations League me Italinë dhe Gjermaninë në fund të shtatorit.

Dhe mungesa e tij në skuadër do t’i japë portierit të Arsenal-it, Aaron Ramsdale, mundësinë për t’i bërë përshtypje trajnerit Gareth Southgate në përpjekjen e tij për të qenë numri 1 i Tre Luanëve.

Ka pasur shumë debate se kush duhet të jetë titullar në Kupën e Botës, me Ramsdale që ka shkëlqyer që kur ai iu bashkua Gunners nga Sheffield United vitin e kaluar.

Dhe me Nick Pope që po shkëlqen gjithashtu te Newcastle, Southgate do të ketë shumë për t’u menduar përpara Kupës së Botës në Katar.

Por Pickford pritet të mbajë vendin e tij si numri 1 i Southgate me lojtarin që ka treguar një formë shumë të mirë këtë veçanërisht në ndeshjet kundër Chelsea, Brentford dhe Liverpool.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat