Ferizaj shijon fitoren e parë, trondit Llapin 

Futboll

Ferizaj shijon fitoren e parë, trondit Llapin 

Nga: K. Goca Më: 11 shtator 2022 Në ora: 16:59
Pamje nga ndeshja

Ferizaj shijon fitoren e parë në kuadër të javës së gjashtë në elitën e futbollit të Kosovës.

Ferizajasit shënojnë fitore me rezultat 2:1 ndaj Llapit të Podujevës, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin prapa palesrës “Bill Clinton” në Ferizaj. 

Një fitore që i jep vetëbesim ekipit të Ferizajt për sfidat e radhës, sidomos ndaj Trepçës ’89 në Mitrovicë.   

Astrit Fazliu shënoi nga penalltia në minutën e 29-të dhe Ramush Ramadani në atë të 42-të.

Në minutën e 73-të, Ilir Krasniqi ngushton humbjen në 2:1. 

Ferizaj ngritët në vend të gjashtë me 6 pikë apo ka një fitore, një barazim dhe tre humbje, ndërsa Llapi bie në pozitën e nëntë me 5 sosh.
 
Albi Mall Superliga e Kosovës
Ballkani - Drita 0:2
Gjilani - Prishtina 1:1
Ferizaj - Llapi 2:1
Drenica - Trepça 2:3
Malisheva - Dukagjini 1:1

Renditja
1. Gjilani    6    4    2    0    9:4    14
2. Drita    5    3    2    0    10:3    11
3. Ballkani    4    3    0    1    3:2    9
4. Prishtina        5    2    2    1    5:4    8
5. Malisheva    5    2    1    2    8:7    7
6. Ferizaj    6    1    3    2    6:8    6
7. Trepça 89    5    1    2    2    12:12
8. Drenica    6    1    2    3    4:8    5
9. Llapi    6    1    2    3    6:11    5
10. Dukagjini    6    0    2    4    3:7    2
Në mes javë do të takohen: Drita - Gjilani, Llapi - Ballkani, Prishtina - Malisheva, Dukagjini - Drenica, Trepça '89 - Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat