Fitore dramatike për PSV-ën

Futboll

Fitore dramatike për PSV-ën

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 17:11
Fitore dramatike për PSV-ën

PSV u rikthye te fitorja, duke vuajtur jo pak ndaj Waalwijk. Ekipit nga Eindhoven iu desh që të priste për më shumë se 90 minuta që të shënonte golin e avantazhit, teksa iu desh një 11 metërsh në kohën shtesë për të marrë 3 pikët e radhas, e për t’u vënë sërish në ndjekje Ajax.

Në pjesën e parë skuadra e van Nistelrooij  ishte dominuese, megjithatë nuk kishte fatin me vete, me kapitenin Gakpo i cili dy herë goditi shtyllën. Fillimisht, 23-vjeçari gjeti traversën pas një goditje dënimi, ndërsa pak minuta më vonë shtylla i mohoi sërish festën.

Pjesa e dytë ishte disi më e ekuilibrua, por vendasit përsëri ishin më kërkues dhe Til pati një tjetër mundësi për të shënuar, por përsëri traversa u mohoi golin. Në minuta e fundit, PSV e rriti ndjeshëm ritmin dhe në kohën shtesë Simons mori një goditje në kokë, me gjyqtarin që akordoi penallti.

Kapiteni Gakpo mori përsipër ekzekutimin, duke u treguar i saktë për ti dhënë fitoren ekipit të tij. Goli i shtatë për 23-vjeçarin që po shkëlqen në këtë edicion të ri, së bashku me Xavi Simons, pasi të dy bashkë kanë realizuar 13 gola.

Pas këtij suksesi, PSV shkon në kuotën e 15 pikëve, tre më pak se Ajax kryesues e tani mendon për takimin që ka të enjten në Europa League ndaj Arsenal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat