Berisha: Jemi përgatitur për këtë ndeshje, dominuam Llapin

Futboll

Berisha: Jemi përgatitur për këtë ndeshje, dominuam Llapin

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 19:15
Berisha

Ferizaj ka shënuar fitoren e parë në edicionin 2022/23 në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Ferizajasit mposhtën Llapin me rezultat 2-1 në shtëpi, shkruan Gazeta Olle.

Ndihmëstrajneri i Ferizajt, Fadil Berisha tha se ekipi i tij dominoi ishte përgatitur për ndeshjen ndaj Llapit dhe e dominuan gjatë gjithë lojës.

“Llapi ka një ekip të mirë, jemi përgatitur për këtë ndeshje. Kemi dominuar thuajse gjatë gjithë lojës. Në minutën e 75-të u desh të mbrohemi pasi llapi ka skuadër të mirë.

Kemi pasur ndeshje të mira edhe kundër Gjilanit, Drenicës dhe Prishtinës. Kjo ishte fitorja e parë dhe në ndeshjet e radhës besoj se do të jemi edhe më të mirë”, ka thënë ndihmëstrajneri i Ferizajt, Fadil Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat