Fokusi te PSG-ja dhe Botërori

Futboll

Fokusi te PSG-ja dhe Botërori

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 12:57
Messi

Lionel Messi do të vendosë për të ardhmen e tij në vitin e ardhshëm.

Sulmuesi argjentinas është i lidhur me një rikthim te Barcelona, pas përfundimit të sezonit aktual me Paris Saint-Germainin.

Kontrata e Messit me kampionët e Francës skadon më 30 qershor 2023, teksa në marrëveshje është përfshirë opsioni për zgjatje edhe për një tjetër vit.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” nuk do të marrë asnjë vendim për të ardhmen e tij në javët apo muajt në vazhdim.

Messi thuhet se është i fokusuar momentalisht te PSG-ja, kurse më vonë fokusi i tij do të bartet në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, që do të fillojë në nëntor të këtij viti.

Kësisoj, asgjë nuk pritet të vendoset apo planifikohet para Botërorit – pavarësisht se klubi francez dëshiron rinovimin e kontratës me 35-vjeçarit, teksa ka interesim edhe nga Barcelona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat