Conte mesazh për Son

Futboll

Conte mesazh për Son

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 15:40
Conte mesazh për Son

Antonio Conte mund të jetë personi më i lumtur në Angli sa i takon shtyrjeve të ndeshjeve në fundjavën e kaluar. Tekniku i Tottenham ishte ankuar për kalendarin e ngjeshur, mirëpo së fundmi shprehet se ekipi ka rigjeneruar energjitë dhe është gati të rifillojë, me ndeshjen e radhës që “Spurs” e luajnë në Champions League ndaj Sportingut të Lisbonës.

“E sigurt është se fakti që nuk luajtëm të shtunën na jep më shumë energji për ndeshjen e radhës. Sfida me Manchester City u shty dhe kështu patëm mundësitë për të rikuperuar”, tha Conte, që në vazhdim lëshoi një sinjal të fortë edhe për Heung Min Son që në këtë sezon nuk ka gjetur ende rrugën e rrjetës.

“Mendoj se kur nis një rrugëtim të ri dhe kërkon të mbërrish tek objektiva të rëndësishëm, atëherë duhet të ndryshosh edhe disa zakone të vjetra pasi përndryshe qëndron në vend dhe nuk mund të kesh ambicie. Prandaj të gjithë lojtarët, edhe Son përfshirë duhet ta pranojë rotacionin. Kam katër lojtarë në sulm, është shumë e vështirë të ul njërin prej tyre në stol.

Duhet të marrë vendimin e duhur dhe ndonjëherë është më mirë kur luajnë 20 apo 30 minuta. Unë jam këtu për të ndryshuar zakonet dhe zakonet e së kaluarës ishin që lojtarët ishin mësuar të luanin gjithë kohën. Por, prandaj klubet e mëdha kanë një organikë të zgjeruar. Ne ende nuk e kemi një organikë shumë të zgjeruar, por sapo e kemi nisur këtë process”, u shpreh Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat