Kosova dominon por nuk arrin ta mposhtë Malin e Zi 

Futboll

Kosova dominon por nuk arrin ta mposhtë Malin e Zi 

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 19:45
Kosova

Kombëtarja e Kosovës U19 (vajzat) e ka dominuar plotësisht ndeshjen kundër Kombëtares së Malit të Zi të kësaj grupmoshe, por nuk ka arritur të gjejë golin e fitores.

Miqësorja e parë e këtyre dy kombëtareve e zhvilluar të martën në Kampin Nacional në Hajvali është mbyllur pa gola (0:0). Vashat dardane kanë shfaqur lojë të mirë dhe në vazhdimësi kanë bërë presion drejt portës kundërshtare, por nuk janë treguar efikase në rastet e krijuara.

Përzgjedhësi Kushtrim Munishi pas ndeshjes u shpreh i kënaqur me lojën e shfaqur, teksa theksoi se pret që në miqësoren tjetër vajzat dardane të mos shpërdorojnë aq shumë raste. “Patëm një paraqitje të mirë. Gjatë tërë ndeshjes e mbizotëruam lojën. Krijuam 6-7 raste të pastra për gol, por sulmueset tona nuk e patë qetësinë e duhur para portës.

Më gëzon fakti që e mbizotëruam lojën që nga fillimi dhe në asnjë moment nuk rrezikuam të pësonim humbje. Pres që në ndeshjen e ardhshme paraqitja e vashave tona të jetë edhe më e mirë”, ka theksuar Munishi.

Kosova u paraqit me këtë përbërje: Alma Demiri, Vanesa Nushi, Gresa Berisha, Dorentina Kryeziu, Kreshnike Ramaj, Melisa Berisha, Rreze Gashi, Erëltë Shabiu, Elma Kadriu, Flondra Behrami. U aktivizuan edhe: Djellza Memeti, Erblina Salihu, Rinesa Alija, Albulena Guri, Esma Bytyqi, Albina Berisha, Aurona Racaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat