Asensio gjen një superekip?

Futboll

Asensio gjen një superekip?

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 18:39
Asensio

Mesfushori i Real Madridit, Marco Asensio, ka pak kohë për të luajtur në fillim t sezonit 2022/2023.

Situata aktuale ka zemëruar 26-vjeçarin, i cili shprehu hapur zemërimin e tij gjatë fundjavës për mungesën në fushë.

Ndërkohë, Asensio tashmë po bëhet objekt i thashethemeve për transferime. Sipas CalcioMercato, agjenti i mesfushorit spanjoll Jorge Mendes mund t’i ofrojë lojtarin Arsenalit. Londinezët mund të nënshkruajnë me Asension verën e ardhshme falas.

Më herët u raportua se Marco Asensio është në radarin e Liverpool-it dhe mund të transferohet në Anfield në mesin e sezonit 2022/2023..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat