Poter: I zhgënjyer për pikët por jo për lojën

Futboll

Poter: I zhgënjyer për pikët por jo për lojën

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 00:36
Poter: I zhgënjyer për pikët por jo për lojën

Graham Poter shpresonte të debutonte me një fitore në pankinën e Çelsit, por trajneri i ri i bluve dukej disi i kënaqur edhe më barazimin 1-1 ndaj Salcburgut në Ligën e Kampioneve.

Pas sfidës së mbyllur me shifrat 1-1, ai shpjegoi se ekipi kishte bërë mirë në disa pjesë të lojës, por i kishte munguar pak qetësi para portës.

“Jemi të zhgënjyer me rezultatin në fund, mendoj se djemtë dhanë gjithçka. E bënë me të vërtetë. Ata sulmuan mirë. Shënuan një gol të mirë. Humbën pak ritëm gjatë pjesës së dytë por u përgjigjën mirë përsëri, portieri i tyre bëri disa pritje të mira.

Ndaj në përgjithësi, jemi të zhgënjyer me rezultatin, nuk ishte e thënë të ndodhtë për ne sot. Nuk është e thjeshtë të kontrollosh Salcburgun dhe mënyrën se si luajnë, duhet vlerësuar kjo. Por në kontrolluam pjesën e parë dhe shkuam në sulm shumë shpesh, kishim disa mundësi që nuk i shfrytëzuam mirë, por ndaj një skuadre në Ligën e Kampioneve nuk do jetë e thjeshtë që ta hapësh.

Por mënyra se si djemtë dhanë gjithçka ishte fantastike, sjellja ishte e shkëlqyer, personaliteti gjithashtu, ndaj do të përmirësohemi. Është e pamundur të kontrollosh një ndeshje në 90 minuta, dhe në periudhën që nuk e bëmë një gjë të tillë, ata shënuan. Kjo është një pikë ku duhet të përmirësohemi. Është gjithmonë bezdisëse kur pëson gol, por në përgjithësi paraqitja jonë mbrojtëse ishte e mirë. Është një pikë, duhet ta pranomë. Asnjë ankesë, përtej faktit që nuk morëm tre pikët”, tha Poter pas përfundimit të ndeshjes për “BT Sport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat