Shorti, të premten mësohen dyshet e 1/8 së finales

Futboll

Shorti, të premten mësohen dyshet e 1/8 së finales

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 14:29
Shorti, të premten mësohen dyshet e 1/8 së finales

Të premten (13:30) 16-të skuadra do të mirëpresin shortin e Kupës së Maqedonisë në futboll, ku do të mësohen dyshet rivale të fazës së 1/8 së finales.

Shorti nuk do të jetë i deleguar, që nënkupton se secila skuadër mund të përballet me secilin rival që është kualifikuar në këtë faze të garave.

Në mesin e 16 skuadrave që do të garojnë janë edhe 11 skuadra nga Liga e Parë.

Skuadrat pjesëmarrëse në garat e 1/8 e finales janë: Makedonija Gj.P., Sileksi, Shkëndija, Shkupi, Rabotniçki, Fortuna, Pobeda, Tikvesh, Bregallnica, A. Pandev, Pelisteri, Vardari, Struga Trim Lum, Voska Sport, Skopje dhe Luboteni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat