Shehi: Sfidë e vështirë me Teutën, situatë ndryshe nga sezoni i kaluar

Futboll

Shehi: Sfidë e vështirë me Teutën, situatë ndryshe nga sezoni i kaluar

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 15:06
Shehi: Sfidë e vështirë me Teutën

Tirana do të përballet me Teutën në “Selman Stërmasi”, takim që do të luhet ditën e nesërme duke nisur që nga ora 16:00, i vlefshëm për javën e 5-të të “Abissnet Superiore”. Një sfidë shumë e rëndësishme për bardheblutë që do të kërkojnë të kthehen te rezultatet pozitive. Trajneri Orges Shehi, i cili ka theksuar se skuadra e tij do të japë maksimumin për të marrë fitoren.

“Najdovskit që ka një dëmtim që pas ndeshjes me Kastritotin. Dhe Hysein vazhdon rikuperimin. Pjesa tjetër e ekipit është e gatshme.

Janë dy kundërshtarë që prisnin më shumë pikë këto katër javë. Sigurisht që Teuta ka ndryshuar një javë para dhe ne aty do të fokusohemi. Mendoj se është një kundërshtar që para dy vitesh ka dal kampionë dhe ka akoma lojtarë me petkun e kampionit. Është një ndeshje e vështirë dhe për shkak të asaj që thashë pak më parë, pritshmëritë e të dyja skuadrave që kërkonin më shumë pikë.

Paraqitjet e Bylisit dhe Erzenit? Janë skuadra që nga ajo që po japin në fushën e lojës dhe nga ajo që kanë marrë meritojnë respekt. Kanë seriozitet dhe e ja bëjnë shumë të vështirë çdo skuadre që kanë përpara.

Nga vjet sivjet janë situatë komplet ndryshe. Vjet po thuajse ishin të konsoliduar për dy muaj. Vjet në momentet e fundit na u largua Çelhaka. Për sa i përket rezultateve, futbolli i ka të tre rezultatet. Nuk mund të marrim gjithmonë tre pikët. Këto i marrim duke dhënë maksimumin. Është një rrugë e gjatë dhe ky është vetëm fillimi. Fillimi këtë vit është më i vështirë sepse skuadra është konsoliduar në moment të fundit.

Zëvendësimi i Seferit? Vlerat e Taulantit dihen. Ne jemi konfiguruar tashmë dhe nuk mund të ndërhyjmë në merkato, pasi dhe mbyllja e saj nuk na lejon. Kemi kontingjent lojtarësh dhe i bashkëngjitet asaj që thashë pak më parë. Duhet pak kohë që ata që kanë ardhur të përshtaten me lojën, lojë të cilën ne e kemi ndryshuar plotësisht, për shkak të elementëve që ne kemi në gjirin tonë. Me këto lojtarë që janë pjesë e kontingjentit do të mundohemi që të gjejmë më të mirën”, deklaroi Shehi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat