Szczesny, kthehet në stërvitje

Futboll

Szczesny, kthehet në stërvitje

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 18:51
Szczesny, kthehet në stërvitje

Juventusi ka lajmëruar që Wojciech Szczesny ka marrë në sesionin e stërvitjeve sot në Continassa.

Polaku ka munguar në pesë ndeshjet e fundit shkaku i një lëndimi në gju dhe mund të jetë gati të paraqitet kundër Monzas para pushimit me ndeshje të Kombëtareve.

Ish portieri i Arsenalit është parë në stërvitje sot në mëngjes, një ditë pasi që Juventusi u mposht nga Benfica me rezultat 2-1 në Ligën e Kampionëve.

“Me ndeshjen e radhës në Serie A të dielën, bardhezinjtë duhet ta lënë pas këtë humbje dhe të mendojnë për ndeshjen e tyre që është kundër Monzas”, thuhet në deklaratën e Juventusit.

“Lojtarët janë grumbulluar në Continassa këtë mendjes. Si zakonisht, fokusi ishte tek të rikuperuarit për lojtarët që luajtën mbrëmë.

E tërë skuadra ka punuar mirë në ndërtimin e lojës në fushën e kundërshtarit dhe me goditje, teknike për secilin pozicion dhe një ndeshje praktike në fund. Wojciech Szczesny ka marrë pjesë në stërvitje. Nesër lojtarët do të rikthehen në JTC për një sesion tjetër stërvitor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat