Shotani: Jam i lumtur për fitoren

Futboll

Shotani: Jam i lumtur për fitoren

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 20:03
Shotani: Jam i lumtur për fitoren

Drenica ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Dukagjini me rezultat 2-1, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e shtatë në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Kuqezinjtë punën kryesore e përfunduan që në pjesë të pare, duke realizuar dy gola me anë të Bintsouka Koxy (13′) dhe Altin Vojvoda (37′), shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes, kryetrajneri i Drenicës, Bekim Shotani tha se ekipi i tij u fut shumë i qetë në lojë ndaj Dukagjinit, dhe shënuan fitore të rëndësishme nëpërmjet kundërsulmeve.

“Po vinim nga një ndeshje që ishte e rëndë në aspektin psikologjik, pasi humbëm 5:2 në shtëpi nga Trepça ’89. Ndaj Dukagjinit, u futëm të qetë dhe me dëshirë ta fitojmë këtë ndeshje, që edhe ia arritëm. Shënuam fitore të rëndësishme nëpërmjet kundërsulmeve dhe jam i lumtur për këtë.

Pas dy golave në pjesën e parë, në u munduam të shënojmë edhe golin e tretë në të dytën sepse patëm raste të shumta. Megjithatë, arkëtuam tri pikë që na japin stabilitet edhe në aspektin psikologjik për vazhdimin e kampionatit”, tha Shotani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat