Shqiptari me ekipin e tij gjunjëzojnë Cërvena Zvezdën

Futboll

Shqiptari me ekipin e tij gjunjëzojnë Cërvena Zvezdën

Nga: K. Goca Më: 15 shtator 2022 Në ora: 20:41
Trabzon

Fitore shumë e ëmbël ekipit turk, Trabzonspor. 

Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi, me Trabzonin, i shkaktuan humbje me rezultat 2:1 Cërvena Zvezdës së Beogradit, në takimin e xhiros së dytë të Grupit H të Conference League. 

Bardhi u aktivizua në minutën e 61-të, duke dëshmuar lojë të mirë. 

Hamsik (16') e Trezeguet (68’) shënuan për fitoren e madhe të skuadrës turke. NIkoliq (89’) shënoi për ekipin beogradas.

Kangwa i Zvezdës, në minutën e 63-të, u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve. 

Ferencvaros kryeson me 6 pikë, pasojnë Trabzon 3, Monaco 3 dhe Cërvena Zvezda 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat